Bayern Munchen fiton si mysafire e Werder-it, Rashica aktivizohet i plotë – rezultatet në Bundesligë

Bayern Munchen fiton si mysafire e Werder-it, Rashica aktivizohet i plotë – rezultatet në Bundesligë

Kanë përfunduar katër sfidat e javës së 25-të të Bundesligës gjermane, të luajtura me fillim nga ora 15:30, njofton Insajderi.

Bayern Munchen ka triumfuar me rezultatin 1-3 në transfertë ndaj Werder Bremen-it të Milot Rashicës i cili u aktivizua përgjatë 90 minutave lojë. Për skuadrën e Flick realizuan Goretzka në minutën e 22-të, më pas dyfishimi i rezultatit erdhi nga Gnabry në minutën e 35-të, goli i tretë erdhi nga Robert Lewandowski në minutën e 67-të, ndërsa goli i parë dhe i vetëm i skuadrës nga Bremeni u shënua nga Fullkrug në minutën e 86-të. Me këtë sukses skuadra bavareze renditet në vendin e parë në kuotën e 58 pikëve, ndërsa Werder Bremen në vendin e 12 në kuotën e 30 pikëve.

Wolfsburgu ka shkatërruar 5-0 në shtëpi skuadrën e Schalkes, e cila këtë sezon po sheh rënien nga kategoria.

Union Berlin ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Koln-it në shtëpi.

Mainz ka mposhtur minimalisht 1-0 në shtëpi skuadrën e Freiburg-ut. /Insajderi.com