
Talentin e gjigandit holandez, Ajax, lojtarin Sergino Dest, e ka blerë skuadra gjermane Bayern Munchen, njofton Insajderi.
Mbrojtësi i djathtë holandez, që shkëlqeu me Ajax-in sezonin e fundit, ishte dëshirë e ekipeve tjera të Evropës, mes tyre Manchester City dhe Barcelonës, por më e shkathët në transferimin e tij, u tregua skuadra bavareze.
Sipas portalit holandez, “AD.nl”, Bayern ka arritur marrëveshje me Ajax-in për transferimin e lojtarit në Gjermani, për shifrën e 25 milionë eurove. /Insajderi.com