Bayern Munchen zyrtarizon transferimin e Upamecano-s

Bayern Munchen zyrtarizon transferimin e Upamecano-s

Dayot Upamecano është zyrtarisht lojtar i Bayern Munchen. Mbrojtësi i Leipzig pritet të luajë me skuadrën e tij deri në fundin e sezonit dhe ka firmosur një parakontratë me klubin bavarez, njofton Insajderi.

Mbrojtësi 22 vjeçar ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor 2026 dhe pritet t’i bashkohet Bayern-it në 1 korrik 2021. Mbrojtësi francez, do i kushtojë kampionëve, 42,5 milionë euro, duke u bërë kështu transferimi i tretë më i shtrenjtë në historinë e klubit.

Ndërkohë Upamecano bëhet kështu lojtari i 14-të francez, i cili vesh fanellën e Bayern-it në histori. Lajmin e transferimit të Upamecanos e ka publikuar vetë klubi Byern Munchen me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare. /Insajderi.com