Bayern Munich e kërkon Ivan Perisic

Bayern Munich e kërkon Ivan Perisic

Trajneri i Bayern Munich, Hansi flick, ka kërkuar nga klubi i tij, që të transferojnë Ivan Perisic-in nga Inter, pasi këtij ë fundit i ka skaduar huazimi tek klubi gjerman.

Mediat në Gjermani, raportojnë se Bayern e ka kontaktuar klubin e Inter dhe i ka ofruar 12 milion euro për kartonin e lojtarit, por Inter e ka refuzuar këtë ofertë, duke kërkuar të paktën 15 milion për kroatin, transmeton Insajderi.

Ivan Perisic, nuk është një lojtar që pëlqehet nga trajneri i Inter, Antonio Conte, ndërsa ai ka arritur të përshtatet shumë mirë me skemat e trajnerit të Bayern, Hansi Flick./Insajderi.com.