Bayern në avantazh përball Lokomotivës, Inter pa gola ndaj Shakhtar pas pjesës së parë

Bayern në avantazh përball Lokomotivës, Inter pa gola ndaj Shakhtar pas pjesës së parë

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e para të grupeve në Ligën e Kampionëve, njofton Insajderi.

Skuadra gjermane e Bayern, po avancon me rezultat minimal në Rusi ndaj Lokomotivës së Moskës, me golin e shënuar nga Leon Goretzka në minutën e 13’ të takimit.

Në grupin tjetër të Ligës së Kampionëve, italianët e Inter po luajnë pa gola pas 45’ minutave të parë, kundër ukrainasëve të Shakhtar Donetsk. Edhe pse dominuan lojën, të përzgjedhurit e Contes nuk arritën të shënonin golin e epërsisë. /Insajderi.com