Dy Lushtakët që bindën Bazajn të heq dorë nga gara për kryetar të Drenasit

Dy Lushtakët që bindën Bazajn të heq dorë nga gara për kryetar të Drenasit

I kishte thirrur qytetarët në një restorant, me ftesën që ta dëgjojnë teksa e shpallë kandidaturën e pavarur për kryetar të Drenasit, por kishte shkuar atje me Kadri Veselin, kryetarin e PDK-së.

Bazaj ishte fishkëllyer për këtë gjest. Bashkë me të edhe Veseli.

Pasi kishte dalë nga restoranti, ai kishte thënë se ishte tërhequr nga gara për shkak se nuk dëshironte përçarje të PDK-së në Drenas, përkundër faktit se partia nuk e kishte nominuar atë, por Ramiz Lladrovcit.

Në një intervistë për Radio Kosovën, Bazaj, i cili zyrtarisht do të jetë kandidat në fletëvotim për kryetar të Drenasit, por që as vet ai nuk do të votojë për vetën, ka treguar se kush e ka bindur të tërhiqej nga gara.

Bazaj thotë se ka fuqinë politike të PDK-së në Drenas, por meqenëse partia e ka caktuar një kandidat tjetër, ka gjetur forcën që të heq dorë nga gara, pas bisedave edhe me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, i cili gjendet në burg, por edhe deputetin Nuredin Lushtaku dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së.

“Nga e hëna do të vazhdojmë fuqishëm ta mbështesim kandidatin e PDK-së, Ramiz Lladrovci, pavarësisht nga ajo që ka disa zëra se a do të jesh kandidat dhe e ka kthyer KQZ-ja emrin tim prapë në garë”, tha Bazaj për Radio Kosovën.

Naim Bazaj – I arrestuari për armatim që krahasoi Kadri Veselin me Rankoviqin