
Mediumi britanik BBC ka raportuar për publikimin e sondazhit nga televizioni Klan Kosova, derisa ka shkruar se ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, është duke u bërë gati për fitore.
“Ramush Haradinaj, një ish-kryeministër i Kosovës, është pjesë e një koalicioni partish që dolën nga lufta çlirimtare”, shkruan BBC.
Aleanca e Haradinajt mund të fitojë 40% të votave, sipas një sondazhi të Klan Kosovës, raporton BBC.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Ajo njihet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të BE, por jo nga Serbia apo aleati i saj, Rusia.
Koalicioni i kryeministrit Isa Mustafa, i kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të marrë 27%. Gjithmonë sipas sondazhit.
Ndërkohë, partia e krahut të majtë, Vetëvendosje (VV) parashikohet të marrë 30%. /Insajderi.com