BDI kërkon hetim ndërkombëtar për Grupin Kumanova

BDI kërkon hetim ndërkombëtar për Grupin Kumanova

Bashkimi Demokratik për Integrim në reagimin lidhur me gjykimin e grupit të Kumanovës thotë se mbetet në qëndrimin për përfshirje të ekspertëve ndërkombëtar në një hetim gjithëpërfshirës për zbardhjen e rastit.

“Procesi i gjykimit dhe dëshmitë e protagonistëve nxorën në sipërfaqe dilemat rreth organizatorëve dhe motiveve të këtij rasti të rëndë, prandaj qytetarët kanë nevojë ta kuptojnë të vërtetën e plotë. Pjesë të dëshmive si dhe materialeve me të cilat qytetarët kishin mundësi të njoftohen nëpërmjet të mediave aludojnë në përfshirjen e dyshuar edhe të përfaqësuesve zyrtar të institucioneve më të larta të shtetit në komunikim me protagonistët e ngjarjes. Prandaj, ftojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe autoritetit e sundimit të së drejtës që të përfshijnë ekspert ndërkombëtar në hetimin e rastit si dhe të vendosin komunikim dhe bashkëpunim edhe me autoritetit e Kosovës dhe Shqipërisë në shkëmbimin e informacioneve drejt zbardhjes së tërësishme”, thuhet në reagimin me shkrim të BDI-së.