BE aprovoi një paketë ndihme për vendet e Ballkanit Perëndimor

Bashkimi Evropian (BE) ka aprovuar një paketë ndihme prej mbi 410 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor për luftën kundër koronavirusit.

BE aprovoi një paketë ndihme për vendet e Ballkanit Perëndimor

Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia do të marrin 37 milionë ndihmë për furnizim me respiratorë, teste, pajisje mbrojtëse, ndërsa 374 milionë euro janë caktuar për rikëmbje shoqërore dhe ekonomike.

Miratimi i kësaj pakete është përgjigjja e BE në pandeminë e koronavirusit e cila është e pranishme në këto vende.

Kosova do të merr 68 milionë euro prej kësaj pakete, ku 5 milionë janë dediuar si ndihmë imediate si përkrahje për sektorin e shëndetësisë ndërsa 63 milionë janë dedikuar për përkrahje të rikëmbjes shoqërore dhe ekonomike./Insajderi.com.