BE e gatshme ta ndihmojë Kroacinë pas tërmetit

BE e gatshme ta ndihmojë Kroacinë pas tërmetit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta ndihmojë Kroacinë, e cila të hënën u lëkund nga një tërmet i fuqishëm, njofton Insajderi.

Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, Von der Leyen tha se BE-ja ishte duke ndjekur situatën nga afër dhe janë të gatshëm për të ndihmuar.

Tërmeti ndodhi afër qyteteve të Petrinja dhe Sisak rreth orës 06:30 dhe shkatërroi disa ndërtesa.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) regjistroi tërmetin me magnitudë rreth 5.2.

Nuk pati raportime të menjëhershme të lëndimeve, por një numër ndërtesash në jug të kryeqytetit u dëmtuan dhe dridhjet u ndien gjithashtu në Bosnjë./Insajderi.com