“BE i ka fajet për mosliberalizimin e vizave, për MSA dështimet janë tonat”

“BE i ka fajet për mosliberalizimin e vizave, për MSA dështimet janë tonat”

Ish-kryenegociatorja e Republikës së Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kujtuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, njofton Insajeri.

Me anë të një fotografie të shpërndarë në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka thënë se nuk është punuar sa duhet për t’i përmbushur obligimet që do t’i mundësonin Kosovës hapjen e rrugës për anëtarësim.

“Ishim shumë të gëzuar pesë vjet më parë kur e nënshkruam Marrëveshjen Stabilizim Asocim që vendosi Kosovën në rrugën zyrtare të integrimit evropian. Por nuk punam si duhet për t’i përmbushur obligimet që sot do t’i mundësonin Kosovës hapjen e rrugës për antaresim. Dhe kjo punë ka qenë e jona, e institucioneve të Kosovës”, ka shkruar ajo.

“Derisa me të drejtë fajesojmë BE për mosliberalizimin e vizave për qytetaret e Kosovës, për punën e MSA fajet dhe dështimet janë tonat”, ka thënë Tahiri. /Insajderi.com