BE-ja diskuton kërkesat e Britanisë për reforma

BE-ja diskuton kërkesat e Britanisë për reforma

Bashkimi Evropian nis sot një samit dyditor në Bruksel, ku në krye të agjendës do të jetë reformimi i BE-së.

Reformat janë kërkuar nga kryeministri i Britanisë, David Cameron, i cili ka paralajmëruar se nëse ato nuk ndodhin, vendi i tij mund të dalë nga BE-ja.

Këtë muaj, presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka paraqitur një propozim-marrëveshje për reforma në BE, në përpjekje për të bindur Mbretërinë e Bashkuar që të mbetet brenda.

Propozimet përfshijnë “ndërprerje urgjente” të pagesave të përfitimeve për punëtorët migrantë të BE-së dhe mbrojtje për vendet që nuk përdorin monedhën euro.

Polonia dhe tre vende të tjera raportohet se rezistojnë të kufizojnë mirëqenien, ndërsa Franca është kundër ndryshimeve të rregulloreve financiare.

Britania, sipas të gjitha gjasave, do të mbajë një referendum në muajin qershor për anëtarësinë e saj në BE./REL