BE-ja tregon hartën e ndihmave që ia dha Ballkanit, Kosova është ndryshe nga kufijtë tjerë

BE-ja tregon hartën e ndihmave që ia dha Ballkanit, Kosova është ndryshe nga kufijtë tjerë

Bashkimi Evropian është duke e përgatitur paketën financiare me mbi 410 milionë euro për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër pandemisë me COVID-19.

Komisioni Evropian ka prezantuar paketën ndihmëse për Ballkanin Perëndimor ku në hartën e ilusturar kufiri Kosovë-Serbi duket ndryshe nga kufijtë tjerë mes shteteve.

Vija kufitare në këtë hartë mes Kosovës dhe Serbisë është e shënjuar me një vijë të hollë gati të padukshme në krahahsim me vijat kufitare mes shteteve tjera.

Kosova edhe në këtë hartë është e prezantuar me fusnotën e famshme e cila shoqërohet me shpjegimin se është në vijë me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për deklaratën e Pavarësisë.

Komisioni Evropian në paketën e ndihmave për Ballkanin Perëndimor do të ndajë për secilin shtet ndihmë financiare të menjëhershme dhe të rimëkëmbjes ekonomike.

Kosova do të përfitojë 69 milionë euro, Serbia 93.4 milionë euro, Bosnja dhe Hercegovina 80.5 milionë euro, Mali i Zi 53 milionë euro, Shqipëria 50.7 milionë euro dhe Maqedonia e Veriut 66 milionë euro.