
Prodhuesi i vaksinave AstraZeneca duhet të “arrijë” në dërgesat e premtuara në Bashkimin Evropian përpara se të eksportojë doza diku tjetër, ka thënë shefi i bllokut.
“Kompania … duhet të respektojë kontratën që ka me vendet anëtare, tha të enjten në mbrëmje presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Ajo foli pasi udhëheqësit e BE mbajtën një samit për të diskutuar furnizimet e vaksinave, raporton BBC.
Ndërkohë, Presidenti francez Emmanuel Macron u tha gazetarëve se kjo shënoi “fundin e naivitetit” nga BE.
Përhapja e vaksinave në shtetet e Bashkimit Evropian ka filluar ngadalë dhe blloku ka fajësuar kompanitë farmaceutike – kryesisht AstraZeneca – për mosdhënien e dozave të premtuara. AstraZeneca ka mohuar që nuk po respekton kontratën e saj.
“Unë mendoj se është e qartë që së pari kompania duhet të arrijë”, tha zonja von der Leyen në një konferencë shtypi pas takimit të udhëheqësve virtualë. /Insajderi.com