Në një intervistë për DW ministri gjerman i shtetit për Çështjet e Europës, Michael Roth ka folur për politikat e BE-së ndaj Shqipërisë e Maqedonisë pas vendimit europian p�" />

“BE nuk bën pazare me Shqipërinë e Maqedoninë”

“BE nuk bën pazare me Shqipërinë e Maqedoninë”

Në një intervistë për DW ministri gjerman i shtetit për Çështjet e Europës, Michael Roth ka folur për politikat e BE-së ndaj Shqipërisë e Maqedonisë pas vendimit europian për hapjen e mundshme të negociatave në vitin 2019.

“Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë një hap mjaft të madh përpara në rrugën e tyre drejt BE-së dhe për këtë miqtë tanë maqedonoveriorë dhe shqiptarë mund të jenë shumë krenarë. Ata kanë arritur shumë, kanë realizuar shumë reforma, por mbetet edhe shumë për të bërë. Dhe ura që ndërtuam tani deri në qershor të vitit të ardhshëm duhet të jetë mjaft solide që në fund të qershorit të vitit të ardhshëm të dyja vendet ta kalojnë këtë urë drejt negociatave të anëtarësimit për BE”, tha Roth.

Roth i pyetur se a pritet që këto dy vende të ofrojnë ndihmesë në kapërcimin e krizës së refugjatëve, ai tha se nuk ka pazare ndërmjet Bashkimit Europian.

“Nuk ka pazare ndërmjet Bashkimit Europian dhe këtyre dy shteteve. Ne ia njohim Ballkanit Perëndimor që deri tani ka bërë shumë për pranimin e refugjatëve, prandaj nëse këto vende tregohen të gatshme për të na ardhur në ndihmë për politikat e refugjatëve dhe të emigrantëve, nuk do të ketë rabat në politikat e zgjerimit dhe më duket e padrejtë të ushtrohet presion ndaj këtyre dy shteteve, sepse njëra nuk ka lidhje me tjetrën”, tha ai.