BE përgatitë plan të ri për Ballkanin Perëndimor: Serbia ta harrojë anëtarësimin

Shteteve të rajonit të cilat duan të jenë anëtare të BE, Brukseli me siguri do t’iu prezantojë rregulla të reja negociuese për anëtarësim, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

BE përgatitë plan të ri për Ballkanin Perëndimor: Serbia ta harrojë anëtarësimin

Kjo do të duhej të ndodhë në samitin e ardhshëm të BE – Ballkani Perëndimor në maj të vitit 2020, pretendon gazeta dhe shton se në lojë janë disa modele, e çdonjëri shkon në drejtim që vendeve kandidate, në vend të zgjerimit, t’iu ofrohet ndonjë lloj partneriteti të privilegjuar me BE, më saktësisht integrime ekonomike pa anëtarësim formal.

Rreth metodës së re të negocimit po zhvillohen me të madhe bisedimet në mes dy vendeve më me ndikim në Bashkimin Evropian, Gjermanisë dhe Francës, derisa në qarqe më të gjëra të këtyre marrëveshjeve po përfshihen para se gjithash vendet më refuzuese për pranim të shteteve të reja – Holanda dhe Danimarka.

Siç pretendon gazeta, marrëveshja duhet të arrihet në gjashtë muajt e ardhshëm dhe duhet të miratohet në Këshillin Evropian në mars të vitit të ardhshëm.

Një prej ideve është futje e të ashtuquajturit integrimit sektorial në BE, gjegjësisht që shteti pas mbylljes së çdo kapitulli praktikisht të hyjë në sistemin e Bashkimit Evropian në atë fushë, e jo, siç është deri tani, të pritet të bëhet anëtare e plotfuqishme.

Për shembull, shpjegon “Novosti”, kur përfundojnë negociatat në fushën e transportit, trafikut apo ekologjisë, shteti kandidat menjëherë do të kishte qasje në të gjitha fondet e BE, si edhe çdo anëtare tjetër.

Në tryezë është edhe “modeli norvegjez”, sipas të cilit vendeve të rajonit, kur t’i plotësojnë standardet e nevojshme t’iu ofrohet anëtarësim në dy institucione kyçe evropiane – në Shoqatën Evropiane për Tregti të Lirë (EFTA) dhe në Hapësirën Ekonomike Evropiane (EEA), anëtare të cilave janë Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë në BE, pretendon gazeta.

Franca insiston që rregullat e reja të anëtarësimit të ndërrohen jo vetëm për vende të cilat ende nuk i kanë filluar negociatat, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat tashmë kanë filluar me këtë proces./Insajderi.com.