Bearti i kthehet Teas: “Më shite për 3.99 euro”

Bearti i kthehet Teas: “Më shite për 3.99 euro”

Romancës jetëshkurtër të Beartit me Tean i erdhi fundi pak ditë më parë. Çifti ishin nisur për në Stamboll ku do të festonin ditëlindjen e Teas, mirëpo diçka kishte krisur mes tyre dhe ata u kthyen të ndarë, njofton Insajderi.

Së fundmi, të dy nisën edhe me thumba shumë publik në rrjete sociale, që lë të kuptohet se situata mes tyre është tejet e tensionuar.

Në disa postime në llogarinë e saj në Instagram, ish-konkurrentja kishte bërë të ditur se do të fliste publikisht dhe të sqaronte se çfarë kishte ndodhur mes tyre.

Si për të kapitalizuar të gjithë këtë dramë, Tea do e tregojë historinë e saj në aplikacionin e sapo lansuar të “Për’puthen” – veçse abonimi në platformë vjen kundrejt një pagese.

Përmes një postimi në Instagram ai tha se ndjehet i zhgënjyer nga veprimi i Teas, sepse nuk e priste që ajo ta shiste aq lehtë për 3.99 euro.

“Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në privatësinë time. Për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çka me fol. Meqenëse Tea luan kartën e viktimës përsëri edhe me mua. Tani është radha ime të flas se nuk është ashtu”, shkruan mes tjerash Bearti.

Gjithashtu, ai paralajmëroi se një rrëfim publik do ta bënte edhe ai gjatë ditës së sotme. /Insajderi.com