Bebe Rexha bashkëpunon me Doja Cat për këngën e re në të cilën trajton temën e xhelozisë

Bebe Rexha bashkëpunon me Doja Cat për këngën e re në të cilën trajton temën e xhelozisë

Bebe Rexha dhe Doja Cat u bënë bashkë për këngën e re “Baby, I’m Jealous” me një videoklip ku trajtohet tematika e xhelozisë në kohërat e rrjeteve sociale.

Këngëtarja ka thënë që kjo këngë e albumit i cili bazohet në përvojat dhe problematikat personale të saj dhe se kjo këngë është një prej më personaleve.

Kënga e prodhuar nga Jason Gil dhe Jussifer u lansua të enjten në mesnatë.

Për të festuar lansimin, Rexha, 31 vjeç, postoi një ‘teaser për videon muzikore’ me Doja Cat, 24, ku ato të dyja veshën veshje të gjelbërta duke imituar antiheroinën e të D.C. Comics Poison Ivy, e njohur për xhelozinë.

“Ky është një prej projekteve më të mira që kam bërë dhe albumi është i preferuari im”, ka thënë Rexha./Insajderi.com