Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Këngëtarja është duke punuar fortë në projekte të reja muzikore si dhe në albumin e ri.
Bebe Rexha duket se e ka ditur që një ditë do të arrij në majat e industrisë muzikore të huaj.
Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka zbuluar se cilat ishin ëndrrat e saj në të kaluarën.
“I kam vendosur këto shkrime gjashtë vjet më parë. Ka të gjitha gjërat të cilat i kam ëndërruar ndër vite. Duket se ëndrrat po më plotësohen një nga një”, ka shkruar ndër të tjerash ajo në rrjetet sociale.
Bukuroshja së fundi është nominuar në kategorinë “Best Neë Artist” si dhe ” Country Duo/Group Performance” në Grammy Aëards.
Ndryshe, Rexha ka paralajmëruar edhe një turne muzikore gjatë vitit të ardhshëm.