fbpx

Bebe Rexha e urren veten pa makijazh, por publikon një foto: Kjo jam unë

Bebe Rexha e urren veten pa makijazh, por publikon një foto: Kjo jam unë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, rrëmben gjithnjë vëmendje me projektet muzikore e po ashtu edhe me fotografitë që publikon.

Për të qenë në fokus të publikut padyshim se duhet kujdesur shumë për paraqitjet që bën, madje edhe në përditshmëri.

Por, kësaj radhe paparacit e kanë kapur Beben në një moment jo fort të këndshëm, të cilin kjo e fundit e ndau me ndjekësit në Instagram. “E urrej këtë fotografi timen të bërë nga paparacit, por e dini pse po e publikoj, sepse kjo jam e vërteta”, shkruan ndër të tjerash Rexha.

Megjithatë, biondja nuk e ka problem që të shfaqet pa makijazh, edhe pse kritikohet tejet shumë nga fansat për pamjen dhe peshën e saj.

Bebe po vazhdon të korrë suksese me projektet e saj,  “I’m a Mess” është certifikuar nga RIAA si “Platinum”, pasi ka arritur të shitet mbi një milionë herë nga albumi.