Bebe Rexha shijoi një darkë me një mashkull misterioz në restorantin “Delilah” në Los Angeles të shtunën në mbrëmje.
Këngëtarja 30 vjeçare, ishte e veshur në të zeza, teksa me shokun e saj mbanin duart vazhdimisht pranë njëri-tjetrit.
MailOnline ka kontaktuar me përfaqësuesit e Bebe Rexhës për të marrë komente të mëtejshme mbi mashkullin misterioz që po e shoqëronte këtë mbrëmje, por nuk kanë marrë përgjigje.
Në një deklaratë të fundit, artistja me origjinë shqiptare u shpreh: “Nëse dua të bëj miqësi me dikë, thjesht do të bëj me ta. Nuk me intereson kush është. Unë jam në energji të mëdha për momentin”./ Insajderi.com


