fbpx

Bebe Rexha ka një këshillë që nuk duhet ta humbisni

Bebe Rexha ka një këshillë që nuk duhet ta humbisni

Bebe Rexha është nga ata yjet e Holliwood-it që nuk ja ka frikën moshës.

Në ndarjen e çmimeve të CFDA në New York, 29 vjeçarja shpjegoi pse ajo po e përqafon ditëlindjen e saj të 30-të me 30 gusht.

“Jam 30 vjeçare!” tha ajo kur e përmendën ditëlindjen e saj. “E dini, shumë shpesh gratë ndihen keq kur mbushin 30 vjet, po unë them ‘Shpirt, tani jam dashnore më e mirë se para 10 vitesh!’”

Tani ajo hyri në Instagram dhe ka disa fjalë për ditëlindjen e 30-të që do ta festojë në muajin gusht:

“Jam 29 vjeçare për t’i mbushur 30-të dhe ndihem shumë mirë. Njerëzit janë të detyruar të ndihen keq për moshën e tyre e sidomos gratë. Po unë refuzoj të etiketohem me një numër. Ndihem se po rritem si vetja ime e vërtetë.