fbpx

Bebe Rexha pranon se vuan nga çrregullimi bipolar

Bebe Rexha pranon se vuan nga çrregullimi bipolar

Këngëtarja me prejardhje shqiptare ka realizuar këngën e saj më të re ‘Last Hurrah’ po si duket nuk ka mundur ta shijojë suksesin e saj.

Përmes Twitter, ajo ka sqaruar se ka hasur shumë probleme kohëve të fundit e të cilat i ka ndarë me fansat e saj.

“Për kohën më të gjatë, nuk e kuptoja pse u ndjeva kaq e sëmurë. Pse u ndjeva paksa që nuk dëshiroja të largohesha nga shtëpia apo të jem e rrethuar me njerëz. Gjithashtu edhe pse nuk mund të flija, që nuk më linte të mos punoja apo të krijoja muzikë. Tani e di pse”, ka shkruar ajo.

Po ashtu këtij postimi ajo i’a ka bashkangjitur edhe një postim tjetër.

“Unë vuaj nga çrregullimi bipolar dhe nuk më vjen turp. Kjo është e gjitha. Unë nuk dua që ju të ndieni keqardhje për mua. Unë vetëm dua që ju të pranoni mua. Ju dua”, ka përfunduar Bebe.

Përndryshe, çrregullimi bipolar karakterizohet me mani depresive me çrast personi pëson ndryshime të humorit.