Bebushja 17 muajshe pozon me veshje nga firma të shtrenjta, nëna e saj merr kritika të ashpëra online

Bebushja 17 muajshe pozon me veshje nga firma të shtrenjta, nëna e saj merr kritika të ashpëra online

Azalea Elezaj është vetëm 17 muajshe dhe është vajza e Suela Gilaj, e cila e vesh vajzën e vet me rroba me çmime marramendëse.

Suela i ka hapur vajzës së saj një llogari Instagrami vajzës së saj, ku ka mijëra ndjekës. Aty, ajo e fotografon vajzën me kostume nga firmat Gucci, Versace, Burberry dhe Givenchy, raporton Anabel, shkruan Insajderi.

“Përpiqem ta vesh Azalean siç më pëlqen mua të vishem. Kur shoh atë, shoh veten time dhe përpiqem sa më shumë ta bëj të duket si një mini-unë. Ajo është një bebe shumë e qeshur, e lumtur dhe i pëlqen të pozojë për fotosesione, por sigurisht, nuk është gjithmonë në humor. Arsyeja pse njerëzit e ndjekin është se ajo ka stil dhe njerëzit pëlqejnë të shohin ç’ka veshur”, ka treguar Suela.

Mirëpo njerëzit në Internet, nuk e kanë parë pozitivisht këtë fakt. Suela është kritikuar online, për shkak të shpenzimeve të mëdha në veshjet e një fëmije dhe se po e përdor atë për famë, sepse sipas tyre, vajza në këtë mënyrë nuk do të ketë një jetë normale.

Lidhur me këtë fakt Suela tregon se “firmat e veshjeve gjithmonë e gjejnë dhe i dërgojnë asaj dhurata të bukura, që të pozojë me to. Shumë nga veshjet e saj janë të dhuruara ose të blera me ulje.”

Suela mëdyshet nëse Azalea’s do t’i pëlqejë fama kur të rritet, por në fund të fundit, ajo është një nënë që po pregatitet të i sigurojë të ardhmen fëmijës së saj. Marrëveshjet që ka bërë ajo me firma të ndryshme, do të e ndihmojnë atë që të ruajë një shumë parash për të ardhmen e vajzës së saj.

“Ndonjëherë kam frikë se ajo nuk do të jetë e lumtur kur të rritet, por shpresoj që ajo të më falenderojë dhe ta kuptojë se po përpiqem të bëj më të mirën për të dhe t’i përgatis disi të ardhmen,” shprehet Suela./Insajderi.com