Beckham: Ferguson më futi në tualet për të ma rruar kokën

Beckham: Ferguson më futi në tualet për të ma rruar kokën

Sir Alex Ferguson nuk është i njohur vetëm për sukseset që ka pasur gjatë 26 viteve qëndrimi në stolin e Manchester United.

Ai gjithashtu ka pasur një varg konfliktesh me futbollistët, teksa ka qenë strikt në kodin dhe etikën e tij.

Ferguson kishte në parim në punën e tij: “Ti më respekton mua dhe unë të respektoj ty”.

Si rezultat i standardeve të tij të larta të kodit të etikës, ai pati disa konflikte me futbollistët, duke përfshirë edhe emra të njohur si Roy Keane, Ruud van Nistelrooy dhe Paul Ince.

Por, pa dyshim se rasti më i njohur ishte ai i David Beckham.

Ylli i njohur anglez ishte i njohur për frizurat e tij dhe modeli i flokëve në stilin Mohaëk e ‘çmendi’ skocezin.

Ishte viti 2001 kur David kishte vendosur të rruante kokën anash ti lente flokët në mesin e kokës.

“E kam ditur se kjo do ti pengonte atij, prandaj ditën e parë të stërvitjes unë dola me kapelë. Madje, kapelën e kam mbajtur edhe gjatë kohës kur ishim në hotel. Por, kur shkuam në stadium, para se të dilnim në fushë unë e hoqa atë dhe ai pa modelin e flokëve që kisha bërë”.

“Në ato momente ai u frustrua dhe më tha që të shkoja ti preja menjëherë në tualet. Kam hequr shumë për të gjetur maqinë brenda stadiumit të Ëembleyt për ta ruajtur kokën”, deklaroi ndër të tjerash Beckham.

Ai tregoi gjithashtu për principet e tjera që kishte ‘Fergie’.

“Nuk donte që ti kishim këpucët me shumë ngjyra, por vetëm me një. Nuk donte stile flokësh apo tatuazhe dhe shikoni se ç’bëhet sot, sa shumë ka ndryshuar bota e futbollit”.

Beckham u largua nga Manchester United drejt Real Madridit në vitin 2004, por vazhdoi të mbetej njëri ndër të preferuarit e teknikut skocez.