Bedri Hamza del pozitiv me Covid-19

Bedri Hamza del pozitiv me Covid-19

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka rezultuar pozitiv me Covid-19, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur, vajza e deputetit, Doruntina Hamza, në profilin e saj në Facebook.

Në njoftimin e saj thuhet se pas disa simptomave si dhe frekuentimit te disa vendeve ku ka pasur të infektuar,  babai i saj është testuar dhe ka dal pozitiv me Covid-19.

Në fund në njoftimin e vajzës së deputetit Hamza, thuhet se pjesa tjetër e familjes Hamza kanë rezultuar negativ./Insajderi.com