Befasi në Prizren: Kjo është dalja e votuesve deri në orën 15:00

Befasi në Prizren: Kjo është dalja e votuesve deri në orën 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në faqen e saj zyrtare ka publikuar daljen e qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00.

Sipas KQZ, qyteti i Prizrenit është komuna me më së paku dalje të qytetarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Numri i votuesve gjithësej në këtë komunë është 168.884 ndërsa deri në orën 15:00 kanë dal vetëm 32.825 votues ose 19, 44 përqind të qytetarëve.

Ndërsa komuna me më së shumti votues është komuna e Kllokotit me 41,93 përqind. /Insajderi.com