Befason Conte, kërkon dy mesfushorë francezë

Befason Conte, kërkon dy mesfushorë francezë

Antonio Conte dëshiron të përforcojë edhe më shumë skuadrën e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte ka gjetur formacionin më të mirë dhe po shkëlqen në ndeshjet e para të këtij edicioni në Premierligë.

Por, kjo nuk do të thotë se ai është i kënaqur plotësisht, pasi po kërkon që t’i bëjë edhe dy transferime gjatë janarit, shkruan Mirror.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Sevillas, Steven N’Zonzi dhe për mesfushorin e Interit, Geoffrey Kondogbia./Express/