Befason Rexhep Selimi: PSD-në nuk i llogarisim sikur LDK-në

Befason Rexhep Selimi: PSD-në nuk i llogarisim sikur LDK-në

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka befasuar me një deklaratë gjatë një paraqitje të tij televizive për RTV Dukagjinin.  Ka thënë se PSD-në nuk e llogaritë ashtu njëjtë sikur LDK-në.

Po ashtu ka thënë se Vetëvendosja nuk ka çështje të hapura me PSD-në, por nuk e shohin njëjte si subjektin tjetër opozitar LDK.

“Ne nuk llogarisim njëjtë peshën e grupit parlamentar të PSD-së që nuk janë zgjedhur si të tillë, me ata të LDK-së që janë zgjedhur si deputetë të LDK-së. Në këtë raport ne kemi prioritete se më kë duhet të bashkëpunojmë”, tha Selimi.

Deputeti i Vetëvendosjes ka deklaruar se deputetët që tashmë përbëjnë grupin parlamentar të PSD-së kanë tradhtuar mandatin e fituar nga votuesit e Vetëvendosjes.

“Mandatin që e kanë marrë nga votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë tradhtuar. Politikisht po flas. Ata e krijuan një subjekt të ri politik, dhe nuk është vetëm këtu tradhtia. Ata nëse kishin vazhduar mandatin që kanë marrë nga votuesit, do të ishte korrekte”, tha më tej Rexhep Selimi.