“Begin Again” është ekspozita artistike virtuale që trajton pabarazinë racore

“Begin Again” është ekspozita artistike virtuale që trajton pabarazinë racore

Guts Galleri, një platformë që mbështet artistët kontemporan në art, ka publikuar një ekspozitë artistike fitimet e së cilës do të shkojnë për Free Black University, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Kjo ekspozitë është hapur prej 13 gusht deri në 27. Begin Again është kuruar nga udhëheqësitë e Guts Galleri Ellie Pennick dhe Rayvenn D’Clark.

Në këtë ekspozitë përfshihen artistë me ngjyrë, queer, apo nga prejardhje të klasës punëore, përfshirë këtu Shadi Al-Atallah, Gray Wielebinski, Jeremy Deller, Lucia Ferrari, Rhea Dillon e shumë të tjerë.

Si pjesë e ekspozitës do të jetë edhe biseda me Lotte Andersen dhe me kolektivin nga Londra Riot Soup dhe Barsianz.

“Kur shoqëria kalon nëpër ndryshime, edhe bota e artit ndryshon. Është një moment që ka sfiduar shumë ndryshime. Kjo është koha për të u ndalur, reflektuar, për të krijuar dialogje dhe për të vënë fjalët tona në veprim,” tha Guts Gallery në një konferencë për media.

Veprat e ekspozitës janë dalë në shitje, me 50 përqind të vlerave të shitjes do të shkojnë për artistët, 45 përqind për Black University dhe 5 përqind për galerinë./Insajderi.com