
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen në Gjykatë për 5 të pandehur, të akuzuar për trafikun e mbetur në tentativë të 1.3 ton kanabis, të kapur më 14 Korrik 2017 në fshatin Bago të Kavajë.
Sipas provave të mbledhura dhe hetimeve të deritanishme të Prokurorisë, është arritur në konkluzionin se pesë të akuzuarit kanë tentuar të trafikonin në Itali ngarkesën prej 1.3 ton kanabis. Por ndërhyrja në kohë e policisë së Kavajës bëri që të pandehurit të arrestoheshin në flagrancë dhe trafiku i drogës të dështonte.
Të akuzuarit për trafikun e mbetur në tentativë të 1.3 ton kanabis:
1. Joni Sadikaj, lindur dhe banues në Tepelenë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.
2. Kejvi Hajdari, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.
3. Nertil Shehu, lindur dhe banues në Vlorë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.
4. Roland Hysenbelliu, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.
5. Skerdi Sina, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,
I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal./tvklan.al