Bëhet e ditur koha dhe vendi ku do të votojë Ramush Haradinaj

Bëhet e ditur koha dhe vendi ku do të votojë Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do t’i drejtohet nesër kutive të votimin në orën 09:30, njofton Insajderi.

Kështu bëjnë të ditur nga partia të cilën Haradinaj e drejton, nga ku thuhet se kreu i AAK-së do të votojë në shkollën e mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Konferencat e rregullta të AAK-së për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë të planifikuar në këto orare: 10:30, 12:30, 14:30, 16:30, 18:30 dhe 20:30.

Në po të njëjtën orë pritet të votojë edhe lideri i Lëvizjes Albin Kurti në Fakultetin Juridik, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në Fakultetin Filologjik, e në po të njëjtin Fakultet edhe kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, në orën 09:00. /Insajderi.com