Bëhet e ditur se çfarë u diskutua në takimin e Osmanit me kryediplomatin grek

Bëhet e ditur se çfarë u diskutua në takimin e Osmanit me kryediplomatin grek

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim sot ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Presidencës, Dendias i ka ofruar Kosovës mbështetje në rrugën evropiane, sikurse edhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Nga ana tjetër, presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë të mira dhe ka potencuar se njohja e Kosovës nga Greqia do t’i thellojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale e multilaterale ndërmjet të dy vendeve.

“Në këtë kontekst, zonja Osmani, gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat e euro-atlantik të sigurisë. Presidentja Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Insajderi.com