Bëhet pranim dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së

Bëhet pranim dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së

Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës nga Ilir Murtezaj tek ushtruesi i detyrës, Ekrem Hysenaj, njofton Insajderi.

Me rekomandim të Ministres së Financave Hykmete Bajrami, më datë 16 tetor 2020, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti merr vendim, për emërimin e Ekrem Hysenaj ushtruesit të detyrës së Drejtorit i Përgjithshëm i ATK-së.

“Gjatë takimit me rastin e pranimit të detyrës u.d drejtori Hysenaj tha se do të punojmë maksimalisht që Administrata Tatimore të arrijë realizimin e objektivave të parapara, pavarësisht situatës së pandemisë nëpër të cilën jemi duke kaluar, e cila çdoherë e më shumë është duke goditur ekonomin e vendit tonë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com