Behgjet Pacolli e quan tradhtare Mimoza Kusari-Lilën

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili sot është duke e festuar 10 vjetorin e formimit të partisë së tij, u shpreh i gëzuar kur tha se në partinë që drejton, sheh me mijëra njerëz që kanë shkuar për ta përshëndetur këtë 10 vjetor.

Behgjet Pacolli e quan tradhtare Mimoza Kusari-Lilën

Në një intervistë në linjë direkte me transmetuesin publik, Pacolli u pyet edhe për zyrtarizimin e partisë së Mimoza Kusarit, ish bashkëpunëtores së tij më të afër e cila nën logon e AKR-së, fitoi postin e kryetares së Gjakovës.

Pikërisht në të njëjtën ditë me shënimin e 10 vjetorit të subjektit të tij, edhe Kusari-Lila e zyrtarizoi subjektin e vet politik.

Por ai pati një mesazh të fortë për të dhe disa asambleistë të Kuvendit Komunal të Gjakovës që shkuan pas Mimoza Kusari-Lilës, për të cilët Pacolli tha se kanë qenë të kushtëzuar, transmeton lajmi.net.

Për ta përshkruar këtë situatë, ai përdoi një thënie, për të cilën tha se është e gjyshit të tij.

“Gjyshi më thoshte se njerëzit e mirë mbesin të mirë, ndërsa tradhtarët mbesin tradhtarë. Lutem që ata të mos i tradhtojnë qytetarët”, tha pacolli. /Insajderi.com