Behgjet Pacolli sonte do të qëndrojë në banesën e tij në Tiranë

Behgjet Pacolli sonte do të qëndrojë në banesën e tij në Tiranë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli është nisur gjatë ditës nga Zvicra për t’u kthyer në Kosovë.

Pacolli udhëtoi me aeroplan privat nga Lugano në Tiranë, ku ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar rreth orës 18:00.

Klan Kosova mëson se ai akoma nuk e ka kaluar pikën kufitare në Vërmicë. Po ashtu, televizioni mëson se ai do ta kalojë natën në apartamentin e tij në Tiranë.

Gjatë ditës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për t’u futur në karantinë.  /Insajderi.com