Behrami ‘trondit’ Zvicrën

Behrami ‘trondit’ Zvicrën

Njëri nga futbollistët më të rëndësishëm në Përfaqësuesen e Zvicrës, Valon Behrami do të mungojë për ndeshjet shumë të rëndësishme ndaj Irlandës Veriore, shkruan ‘Blick’.

Takimin e parë Zvicra e ka si mysafire më 9 nëntor, derisa atë të kthimit më 12 nëntor. Këto dy ndeshje janë për “Play-off” të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, përcjell albinfo.ch.

Kush është më e mirë nga dy këto ndeshje do të kualifikohet në Kupën e Botës, andaj këto përballje janë shumë të rëndësishme.

Behrami ka theksuar se do të bën përpjekje për t’u kthyer nga lëndimi, megjithatë duket e vështirë që ai të jetë në fushë.

Ai mungoi edhe në dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Zvicrës, që përfundoi grupin në vendin e dytë, me vetëm një humbje nga dhjetë ndeshje. Humbjen e vetme e pësoi nga Portugalia në takimin e fundit 2:0, por që i kushtoi shumë dhe tashmë do të luajë në ‘Play-off’.