Behxhet Pacolli: Me Vetëvendosjen po, me PDK kurrsesi

Behxhet Pacolli: Me Vetëvendosjen po, me PDK kurrsesi

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se koalicioni LDK-AKR mund të krijojë koalicion paszgjedhor me Vetëvendosjen, por Pacolli ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me koalicionin PDK-AAK-NISMA.

Në një intervistë me Deutsche Welle, presidenti i AKR-së ka deklaruar se koalicioni paszgjedhor me VV-në “ësht[ goxha afër”.

DW: A mund të bashkëpunoni me koalicionin PAN apo me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve?

Unë besoj se jemi goxha afër me Vetëvendosjen. Ne do të bisedojmë me ta dhe do të unifikojmë disa synime tonat.

DW: Pra jenit të gatshëm për bisedime me Vetëvendosjen?

Pacolli: Unë besoj që po, sepse pavarësisht dallimeve dhe problemeve me doktrinën e tyre politlike, synimi i tyre, veç partive të bllokut tonë, është shumë i pastër.

DW: Ju keni pasur ca probleme me partitë e koalicionit PAN. A do të thotë kjo se nuk do të bashkëpunoni me këtë koalicion, sepse flitet që keni pasur edhe probleme personale me disa prej tyre?

Pacolli: Jo probleme personale, absolutisht jo, sepse unë nuk jam një person që udhëhiqet nga parimet apo tekat personale në politikë. Por besoj se politikisht bashkëpunimi me PDK është pothuajse i pamundur.