Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të jetë i kujdesshëm që të mos shkaktojë humbje milionëshe për shtetin.
Berisha i tha Kurtit në Kuvendin e Kosovës se kursimet e kabinetit të tij “duke mos pirë kafe”, janë të parëndësishme përballë dëmeve, që sipas tij, Kurti mund t’ia sjell Kosovës.
“E ki atë deklaratën Amelika, Amelika. Nuk po të del bash ashtu kjo deklaratë. Tjetra, thojshe ‘kolupcioni, kolupcioni’. Kthehu në të djathtë aty, të kallxoj çka është korrupsioni kur të kërset aty. Nëse Hashim Thaçi është i keq, po ta kisha pasur ministër Blerim Rekën, nuk isha kujtu për Hashim Thaçin, por e kisha shiku njëherë këtë ministër”, i tha fillimisht Berisha, Kurtit.
“Ti z. Kurti, na kallëzuat këtu qysh i kursyet nja 200 euro tu mos pirë kafe. Dëmi që mundeni me shkaktu ti, tu u rujt mos mi pi qato kafe, mundesh me qenë milionësh. Kafe pi sa të duash, ha bukë, pi verë, nuk është problem kjo. Por, mos na minimizo me këto gjana”, tha Berisha.