Bekë Berisha flet pas dorëheqjes së Xhafer Gashit nga AAK-ja

Bekë Berisha flet pas dorëheqjes së Xhafer Gashit nga AAK-ja

Deputeti i legjislaturës së tetë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar pas dorëheqjes së Xhafer Gashit nga të gjitha funksionet në AAK, transmeton Insajderi.

Berisha ka thënë se ende nuk janë të informuar për arsyet e kësaj dorëheqje.

“Ka ditë që është përfolur kjo çyshtje. Dorëheqja sot ka ndodhur. Ne ende nuk kemi pasur ndonjë takim që të diskutojmë këtë zhvillim…Ne ende nuk e dimë se për çfarë ai ka dhënë dorëheqje”, ka deklaruar Bekë Berisha në RTV Dukagjini.

Ndërsa, lidhur me formimin e Qeverisë Kurti 2, ai ka thënë do të presin 100 ditë për të filluar me kritikat.

Berisha ka shtuar se tashmë është e ditur se AAK-ja nuk do të qëndrojë në sallë kur të votohet Vjosa Osmani për presidente.

“Ne as nuk votojmë e as nuk bëjmë kuorum për presidentin. Është punë e partisë fituese të zgjedhjeve të zgjidh këtë problem”./Insajderi.com