Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në fjalimin e tij në Kuvend, ka pasur një pyetje për qeverinë Kurti, “A kalon apo nuk kalon Serbia”.
Duke e parë që i pari i qeverisë nuk ishte në seancë, ai iu drejtuar deputetit Liburn Aliu.
“Efekti pozitiv i taksës si atë ekonomik si atë politik s’mund ta mohoj askush. Vendosja e taksës ndikoj në rritjen e prodhimtarisë vendore në rritjen e punësimit dhe në rritjen e ekonomisë. Të gjitha aktivitete e juaja që 15 vite kanë pasur vetëm një qëllim, ardhja në pushtet. Mashtrimi o mashtrimi edhe nëse e ndan në 100 sekuenca. Nuk e di a jam i vetmi, që mendoj se ky është koalicioni më i natyrshëm. Se a do ta heq taksën kjo qeveri, nuk kam dilema”, ka deklaruar Berisha.
Berisha ka deklaruar se për ta ruajtur shtetin, kanë dhënë dorëheqje nga qeverisja ndërsa për VV për ta ruajtur atë, e ka kthyer Serbinë në Kosovë.
“Ju bëj thirrje që ta vendosni interesin nacional para personal. Serbia a kalon, a nuk kalon. Liburn të koke qitu, a kalon a nuk kalon. Për 15 vjet keni rrejt e keni etiketu njerëz në baza ndërkombëtare.”, u shprehë ai.