fbpx

Bekë Berisha nuk e pranon bakllavën për ditëlindje, dikush mendon t’i dhurojë një “bombë”

Bekë Berisha nuk e pranon bakllavën për ditëlindje, dikush mendon t’i dhurojë një “bombë”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha ka thënë se nuk do ta pranojë bakllavën si dhuratë për ditëlindje, të cilën e feston sot më 14 gusht.

Berisha, i cili mbush sot 41-vjeç, ka shkruar sot në Facebook se për ditëlindje do të pranojë vetëm dhurata nga metalurgjia.

“Falemnderit të gjithëve për urimet! Mirëpres dhuratat nga metalurgjia. Mos ma përzieni ditëlindjen me bakllava të Kurban Bajramit. Falemnderit paraprakisht”, ka thënë Berisha.

Falemnderit të gjithëve për urimet! Mirëpres dhuratat nga metalurgjia. Mos ma perzieni ditëlindjen me bakllava të Kurban Bajramit. Falemnderit paraprakisht.

Gepostet von Bekë Berisha am Mittwoch, 14. August 2019

Ndërkaq, një mik i deputetit Berisha i ka propozuar atij një “bombë” si dhuratë për ditëlindje. Berisha duket se i ka pëlqyer ideja e mikut të tij.

“A ma ke ble qit bume a? Bima”, i ka thënë Berisha, mikut të tij.

Bekë Berisha u pa sot me kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, duke festuar ditëlindjen e 41-të të tij. /Insajderi.com