Bekim Balaj shënon përsëri në Austri

Bekim Balaj shënon përsëri në Austri

Bekim Balaj gjen përsëri golin në Austri me Sturm Graz në fitoren 0-4 ndaj Austrisë së Vienës, njofton Insajderi.

Sulmuesi 29 vjeçar shënoi në minutën e fundit të takimit pas një asisti të Huspek. Edhe pse i futur në fushë në minutën e 73-të, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë arrin të tregojë veten edhe në një ndeshje delikate si ajo ndaj Austrisë së Vienës.

Kjo është hera e dytë që Bekim Balaj shënon pasi e nis ndeshjen nga stoli. Edhe në sfidën e kaluar ndaj Tirol, shkodrani shënoi gol në minutën e 76-të, vetëm 13 minuta pasi ishte futur në fushë, duke i dhuruar tre pikët skuadrës së tij.

Me dy gola në dy ndeshje të njëpasnjëshme, lojtari nga Shkodra i dërgon një sinjal të hapur trajnerit të Sturm Grazit se është gati për të qenë titullar. /Insajderi.com