Bekim Haxhiu: Po hyjmë në valën e tretë të pandemisë Covid-19

Bekim Haxhiu: Po hyjmë në valën e tretë të pandemisë Covid-19

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka folur rreth situatës me Covid-19, njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me trendin e infektimeve se si po ecën situata, është tregues se jemi në prag të valës së tretë të pandemisë.

“Rritja e numrit të rasteve ditëve të  fundit është̈ shqetësuese dhe paralajmërim se po hyjmë̈ në valën e tretë të pandemisë̈ COVID-19”.

Tutje Haxhiu ka thënë se rritja e numrit të rasteve është shqetësueses dhe se duhet bërë kujdes maksimal në mënyrë që të ulën përsëri shifrat e të infektuarve.

“Respektimi i Ligjit Anti-Covid-19, respektimi i rekomandimeve të IKSHPK-së dhe vendimeve të MSH-së, mbajta e maskës, mbajtja e distancës, higjiena, dezinfektimi i duarve, shmangia e tubimeve duhet të jenë prioritet për çdo qytetarë të Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së Corona virusit”, ka përfunduar Haxhiu./Insajderi.com