Bekim Jashari: Askush nuk mund ta ndalë zhvillimin e Skenderajt

Bekim Jashari: Askush nuk mund ta ndalë zhvillimin e Skenderajt

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka paralajmëruar veprime ndaj dëmtuesve të investimeve në mjedisin e kësaj komune, duke thënë se do të ketë gjoba dhe dënime në këtë drejtim pa asnjë hezitim.

Ai ka thënë se në Skenderaj kanë filluar me instalimin e kamerave të sigurisë dhe kështu të gjitha ata që ndotin mjedisin apo shkelin ligjin do të identifikohen nga policia dhe dënimi do t’iu shkojë në shtëpi.

“Miliona investime në mjedis, në rregullimin e parqeve dhe mirëmbajtjen e tyre kemi bërë dhe po bëjmë në qytetin tonë për qytetarët, për gjeneratat e reja. Qytetarët do të duhej që ato t’i ruanin sepse ato janë për ta dhe për fëmijët e tyre. Këtë ndotje dhe shkatërrim nuk do ta lejojmë, madje do ta gjobitim sipas legjislacionit në fuqi”, shkroi ai në Facebook. /Insajderi.com

Askush nuk mund ta ndalë zhvillimin e qytetit tonë!Madje as ata që përmes veprimeve të tyre, duke ndotur mjedisin e…

Gepostet von Bekim Hamëz Jashari am Sonntag, 20. September 2020