Bekim Jashari e falënderon Vjosa Osmanin që e dekoroi Rifat Jasharin

Bekim Jashari e falënderon Vjosa Osmanin që e dekoroi Rifat Jasharin

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka falënderuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin, e cila dje ka vendosur që t’i ndajë “Urdhrin e Lirisë”, Rifat Jasharit, transmeton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i Skenderajt, ka falënderuar Osmanin për nderin e treguar ndaj kësaj familje.

“Për shkak të gjendjes pandemike, mixha Rifat, tash e sa kohë ndodhet në Gjermani, por me mendje e me zemër edhe sot si në çdo ditë tjetër është me ne”, ka shkruar Jashari.

“U.D Presidentja e Republikës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i ka ndarë mixhës, Rifat Jasharit, ‘Urdhrin e Lirisë’, në shenjë nderimi për familjen Jashari dhe kontributin e tij atdhetar”.

“Në emrin tim dhe të familjes Jashari, falënderoj U.D Presidenten për nderin dhe respektin e treguar ndaj familjes sonë dhe në veçanti mixhës Rifat”.

“Për shkak të gjendjes pandemike, mixha Rifat, tash e sa kohë ndodhet në Gjermani, por me mendje e me zemër edhe sot si në çdo ditë tjetër është me ne”, thotë tutje ai. /Insajderi.com