Bekim Jashari e Sami Lushtaku i shtrëngojnë duart

Bekim Jashari e Sami Lushtaku i shtrëngojnë duart

Ministria e Infrastrukturës ka nisur dje punimet e rrugës Komoran-Marinë në gjatësi 17 kilometra e gjatë. Në ceremoninë e inaugurimit përveç ministrit Pal Lekaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli u panë edhe kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe pararendësi i tij Sami Lushtaku. Edhe pse ata kohëve të fundit kanë pasur fërkime mes vete, dje janë parë duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit.

“Sot filluan punimet në segmentin R102 Komoran-Marinë, 17 kilometra e gjatë, e cila duhet të përfundojë para dimrit të vitit 2019. Drenica ka dhënë shumë për Kosovën dhe kjo që filluam sot është diçka nga ajo që do të bëjmë në mandatin tonë katërvjeçar“, ka shkruar ministri Pal Leka në një postim në Facebook.

Ai ka premetuar se së shpejti do të fillojë edhe rruga nga Ferronikeli deri te Kroni i Mbretit, pesë kilometra e gjatë që do të lidhë fshatrat me korridorin N9 Prishtinë-Pejë.

“Do të vazhdojmë edhe me investime të tjera për Skenderaj, Drenas dhe për mbarë rajonin e  Drenicës. Drenica ashti si krejt Kosova deri në vitin 2023 do të jetë e kompletuar në infrastrukturë modern dhe me të gjitha elementët e sigurisë dhe sinjalistikës”, ka shkruar Lekaj, derisa në panon e Ministrisë për lotin e rrugës Morinë-Tërstentik është shkruar gabim emri i fshatit.