Në lidhje me zhveshjen e këngëtares Fjolla Morina, u mor shembull edhe Rita Ora.
Përveç vetë këngëtares që e ka marrë shembull yllin botërorë, është edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, shkruan Insajderi.
Ai në lidhje me reagimet e shumta që u bënë se si Fjolla Morina u paraqit në një koncert në Skenderaj, tha se është përgjegjësi e vet saj, ndërsa theksoi se ka dashur ta imitojë Rita Orën.
“ “Sa i përket paraqitjes skenike të Fjolla Morinës, mbrëmë, është përgjegjësi e këngëtarëve dhe më vjen mirë nga ju media që nëpërmjet kësaj këngëtareje (mbase ka dashur ta imitojë Rita Orën, e që këtë mund ta vlerësojë publiku), t’u zgjohet kureshtja dhe të shkruani e të raportoni për aktivitetet që po ndodhin në Skenderaj”, ka shkruar ndër të tjera Jashari.
Ky organizim ka ardhë në kuadër të manifestimit “60 ditë – 60 aktivitete”, për diasporën.
“Ideja dhe i gjithë organizimi i aktiviteteve është i Qendrës Rinore Publike, me mbështetje të bizneseve lokale, dhe i përkrahur nga unë si kryetar i Komunës”, pohoi ai.
Jashari, në fund ka thënë se shpreson që do të ketë interesim edhe për aktivitetet e tjera./ Insajderi.com