Bekim Jashari përdor amanetin e luftëtarëve për fushatë

Bekim Jashari përdor amanetin e luftëtarëve për fushatë

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari ka zbuluar arsyet pse i ka hyrë garës për të parin e kësaj komune.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai ka thënë se nuk ka mundur të qëndronte indiferent duke parë parregullsitë në nivele të ndryshme.

Mirëpo edhe pse Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka udhëhequr që tetë vite me komunën e Skenderajt sipas Jasharit amaneti i atyre që u sakrifikuan për Kosovën nuk është jetësuar asnjëherë.

“Pavarësisht të gjithave do të ofroj gjithë mundin dhe angazhimin tim mbi të gjitha dashurinë time për këtë vend për të ecur përpara. Ju jeni amaneti im dhe së bashku do të ia kthejmë lavdinë qytetit tonë”, ka thënë Jashari.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli e kishte uruar Jasharin për kandidimin e tij për komunën e Skenderajt.

“Qytetarët në Skenderaj i kanë prekur vetë ndryshimet pozitive që kanë ardhur me PDK-në. Bashkë i kemi prirë luftës çlirimtare, pavarësisë, shtetndërtimit dhe po i prijmë integrimit euroatlantik. Çdo projekt të kryetarit Bekim Jashari, PDK do ta realizojë me përkrahjen e qeverisë qendrore”, kishte shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Bekim Jashari ki ka premtuar qytetarëve se gjatë qeverisjes së tij do të jetë transparent dhe se ata janë amaneti i tyre.

“Ju garantoj me përgjegjësi të plotë llogaridhënie dhe transparencë. Pavarësisht të gjithave do të ofroj gjithë mundin dhe angazhimin tim mbi të gjitha dashurinë time për këtë vend për të ecur përpara. Ju jeni amaneti im dhe së bashku do të ia kthejmë lavdinë qytetit tonë”, ka shtuar Jashari.

Mirëpo djali i heroit Hamëz Jashari, i cili është sakrifikuar për lirinë e vendit, kishte bërë bërë hapa në drejtim të kundërt me ata të babait.

Bekim Jashari sa ishte në krye të Aeroportit të Prishtinës kishte emëruar nipin e tij në dy poste të larta dhe kishte krijuar në mënyrë të dyshimtë të një biznesi të madh dhe dhënien në mënyrë tejet të dyshimtë të një tenderi për ortakun e tij. /Insajderi.com