Bekim Jashari zbulon aleancën me partinë e Gëzim Kelmendit

Bekim Jashari zbulon aleancën me partinë e Gëzim Kelmendit

Kandidati i pavarur për Kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, vizitoi shtëpinë e shëndetit në këtë komunë.

Aty u njoftua edhe me plotë ankesa të këtij dikasteri por kur u pyet nëse është i bindur në fitoren e tij si kandidat i pavarur.

“Pyetni qytetarët, është kërkesë e tyre pse kam kandiduar”, ka thënë ai.

E kur është pyetur për partitë që nuk kanë kandiduar askënd në Skenderaj, ai ka falenderuar edhe një parti për të cilën nuk është ditur se e mbështetë Jasharin.

“PDK e ka respektuar kandidaturën time ashtu sikurse e ka respektuar AAK-ja, NISMA dhe Fjala”, ka thënë Jashari.

Në zgjedhjet e vitit 2013, Partia Fjala nuk kishte garuar fare në Skenderaj, pasi ende nuk ishte formuar por kishte garuar Partia e Drejtësisë ku kishte marrë 370 vota.

Ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën para disa muajve, Partia Fjala në Skenderaj ka marrë 337 vota ndërsa koalicioni PDK-AAK-NISMA ka marrë 15 mijë e 775 vota. /Insajderi.com